E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e FRESSH, militantët e PD "dhunojnë" deputetin Tahiri

TIRANE - Një protestë e organizuar nga Forumi Rinor Eurosocialist, në afër të Ministrisë së Brendshme, tek rruga e re pedaonale, ka përfunduar në përplasje fizike dhe kërcënime mes një grupi militantësh të Partisë Demokratike dhe deputetit socialist, Saimir Tahiri. Të paktën dy të rinj e kanë kërcënuar dhe fyer vazhdimisht ligjvënësin e PS-së në praninë edhe të dhjetëra forcave të Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake, që në asnjë moment nuk kanë ndërhyrë për të ç'tensionuar situatën.

Ndërhyrja e tyre ka ndodhur vetëm në momentin kur u desh të mblidhnin pankartat e tubuesve. Pavarësisht se Tahiri në mënyrë të përsëritur iu ka kujtuar militantëve demokratë se ai ishte një deputet i Kuvendit të Shqipërisë ata nuk e kanë ndalur "agresionin" ndaj tij duke shkuar deri aty sa ta shtyjë apo ta kapin forcërisht prej xhakete.

Ndërkohë Tahiri duke e komentuar këtë ngjarje në faqen e tij personale në Facebook tha se “gangsterat sot bëjnë ligjin! Pushteti bashkë me polici, struket pas frikës dhe zullumit. Trupi është shumë pak!”. Të rinjtë socialiste e kishin organizuar dje këtë proteste në Ditën Kombëtare të Rinisë, 8 dhjetorit.

Ata hodhën akuza kundër qeverisë Berishë dhe Bashkisë së Tiranës, e cila sipas tyre është kthyer në një institucion aferash familjare.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›