Shperthim ne deren e apartamentit te nendrejtorit te Policise se Tiranes

Ne Tirane ne oret e para te mengjesit nje sasi lende eksplozive shpertheu ne deren e apartamentit te nendrejtorit te Policise se Tiranes Dorian Muca.
Nga shperthimi ne katin e shtate te pallatit ku banonte nendrejtori i policise ka patur vetem deme materiale. Policia njoftoi se per ngjarjen jane pyetur disa persona ndersa pasdite fale nje kamera te instaluar prane hyrjes se baneses eshte bere e mundur te dallohet nje person me nje kapele te bardhe dhe xhup te zi i cili ka vendosur eksplozivin dhe me pas eshte larguar.
Policia ka nisur menjehere punen per identikitin e tij. Ende nuk ka nje piste kryesore te hteimit te kesaj ngjarjeje te rende por dyshimet me te medha jane qe ajo te lidhet me detyren e nendrejtorit te policise.
Ne muajin shtator opinioni ne Shqiperi u trondit nga nje ngjarje tjeter shume e rende ku u vra gjykatesi Skerdilajd Konomi pas shperthtimit te nje bombe te vendosur ne makinen me te cilen ai udhetonte.