E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e LGBT-së ndaj Maqedonisë, dhunë aktivistëve pranë ambasadës

Tiranë- Aktivistët e grupit që mbron të drejtat e komuniteteve lezbikë, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë, LGBT kanë zhvilluar ditën e sotme një tubim pranë Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Tubim i cili u mbajt në shenjë protestë kundër shtimit të dhunës ndaj komunitetit LGBT-së në shtetin fqinjë.

Rreth 20 aktivistë të LGBT-së u vendosen pranë Ambasadës me thirrje kundër dhunës ndaj tyre, që u përcollën nën slloganet: “Të lindur në këtë mënyrë”.

Por tubimi i aktivistëve ra pre e sulmit të 25-vjeëari Redon Maloku, i cili dhunoi dhe kërcënoi dy aktivistë të LGBT-së. Sakaq mësohet pas pas sulmit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 25-vjeçarin.

Sulmet dhe diskriminimit ndaj këtij komuniteti janë të shumta në vendin tonë, paçka thirrjeve për tolerancë nga shoqata dhe qeveria.

Redon Maloku, pranë protestës së LGBT-së

Aktivistë të LGBT-së pranë Ambasadës së Maqedonisë

Aktivistët e LGBT-së në protestë pranë Ambasadës së Maqedonisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›