Protesta e PD/ Policia thirrje për hapjen e rrugës. Bylykbashi: Do ju kallëzojmë

Ka nisur me përplasje të forta protestë e sotme e opozitës mes qytetarëve dhe policisë.
Policia ju ka bërë thirrje disa herë që të mos paralizojnë qarkullimin duke theksuar se nuk ka dhënë leje për bllokimin e rrugëve.
Ndërkohë nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, ka theksuar që policia nuk duhet të bllokojë protestën dhe se opozitia do t’i kallëzojë.
Kujtojmë që opozita ka bllokuar 5 akset kryesore në Tiranë, kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Uillson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi.