Protesta e PD-së, protestuesit zhvendosen te Rruga e Elbasanit, godasin autobotet e Policisë me fishekzjarrë

Protesta e Partisë Demokratike ka vijuar me përplasje edhe në Rrugën e Elbasanit. Protestuesit, pasi u zhvendosën nga Kryeministria dhe Parlamenti, kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre, duke goditur autobotet e Policisë.
Forcat e rendit kanë reaguar me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të neutralizuar situatën e krijuar.
/rtsh.al/