E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e PS-s, policia: U plagosn 5 punonjs

Policia e Tiranës njoftoi se 5 efektivë janë plagosur lehtë si pasojë e goditjes nga disa persona gjatë protestës së një dite më parë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Nëpërmjet një reagimi, sot policia thekson se disponon prova filmike për ngjarjen, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve të incidentit.

Ndaj autorëve do të ngrihet padi penale me akuzën e kundërshtimit të punonjësve të policisë.

Po ashtu sipas Policisë Partia Socialiste ka shkelur ligjin, pasi nuk ka njoftuar për zhvillimin e protestës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›