E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta e Rithemelimit, Veliaj publikon videon: Polici shpëton veten dhe kolegët nga djegia, molotovi shpërthen në flakë para tyre. S’mund të vazhdosh të djegësh…!

Nëse nuk do të ishte reagimi i shpejtë i punonjësve të policisë, protesta para bashkisë mund të kthehej në një tragjedi sot si pasojë e dhunës së militantëve të thirrur nga Argita Berisha.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar pamjet e dhunës ndaj uniformave blu para bashkisë, ku falë ndërhyrjes së një prej efektivëve bomba molotov që shpërtheu nuk u mori jetën efektivëve.

Veliaj thekson se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës.

“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda!

Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote!

Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s’te mbeshtesin.

Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e ’97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es!”/m.j

Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda!

Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote! ✌️

Por ka shume problem… https://t.co/Vy52EeAE67 pic.twitter.com/nlsNRq6bAR

— Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) April 11, 2024

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›