E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e minatorëve drejt fundit, ACR pranon kërkesat e tyre

Kompania “ACR” ka deklaruar se do të plotësojë të gjitha kërkesat e minatorëve të Bulqizës përveç njërës, largimin e drejtorit të minierës. Në propozimin e ri të ACR-së theksohet se kompania do të plotësojë të gjitha kërkesat ekonomike të minatorëve si rritja e rrogës, uljen e moshës së pensionit dhe investimet në minierë, por jo largimin nga detyra të administratorit të kompanisë Albanian Chrome.
Gjithashtu ACR-ja kërkon që marrëveshja të firmoset nga kreu i sindikatës Taf Koleci, ndërsa nga pala tjetër do të jetë Rudolf Skache Depish, ai i cili do të nënshkuajë marrëveshjen e arritur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›