Protesta e minatorëve, përfaqësues të sindikatës në Tiranë

Përfaqësues të sindikatës së minatorëve dhe të konfederatës, janë nisur drejt Tiranës, për të zhvilluar një takim më përfaqësues të kompanisë "ACR".
Ndërkohë në Bulqizë, minatorët vazhdojnë të protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre, e cila ka hyrë në ditën e 13-të të saj.
Minatorët e Bulqizës janë mbështetur nga metalurgët e Burrelit, te Elbasanit dhe nga minatorët e Mirditës.
Minatorët kanë kërkuar rritje pagash, kryerjen e investimeve dhe kushte me të mira pune si dhe largimin e subjekteve te palicensuara, miratimin e statusit te minatorit dhe uljen e moshës së daljes në pension.