Protesta e nazistëve të Agimit të Artë pezullon punën në Kapshticë
Nazistët e Agimit të Artë kanë protestuar për më shumë se një orë në kufirin greko-shqiptar në Kapshticë.
Për këtë arsye, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm mes shqiptarëve dhe nazistëve, kalimi i qytetarëve të të dyja shteteve është pezulluar në këtë pikë kalimi.
Situata tashmë është normalizuar dhe qytetarët mund të lëvizin lirshëm, ndërkohë që ende nuk dihet motivet e protestës së nazistëve.