E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta e opozitës, Braçe: Bllokimi i Tiranës për kaq pak njerëz, i padrejtë

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar protestën e opozitës pasditen e sotme para kryeministrisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se të bllokosh segmentet kryesore në kryeqytet është “si t’a kapësh Tiranën për hundë dhe t’i marrësh frymën”.

“Tortura ndaj Tiranës vijon! Të bllokosh një segment te bulevardit nga kthesa e Presidencës tek Ura e Madhe e Dajti prej orës 8.00 të mëngjesit, të bllokosh gjithë bulevardin nga Sheshi “Nënë Tereza” në Sheshin “Skënderbej” dhe pastaj te bllokosh kalimin në Unazë nga Rruga e “Elbasanit” e deri tek ura e Drejtorisë së policisë është t’a kapësh Tiranën për hunde, t’i marrësh frymën dhe këtë t’a bësh për kaq pak njerëz që patjetër gëzojnë lirinë, të drejtën e privilegjin të kapin për fyti Tiranën për asgjë, kot, është e padrejtë”, shkruan Braçe.

Opozita zhvilloi për rreth 1 orë e 15 minuta pasditen e sotme një protestë para kryeministrisë, e para protestë për këtë vit dhe që zhvillohet rreth 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Në dallim nga protestat e tjera, sot tubimi pati pak tymuese dhe shashka. Fjalime mbajtën përveç kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, edhe aleatët e opozitës, Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, si dhe presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›