E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e opozitës, Delegacioni i BE-së thirrje aktorëve politikë për vetëpërmbajtje

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian reagoi sot lidhur me protestën e djeshme të opozitës, duke i bërë thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së theksoi se “e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve”.

“Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish”, thuhet në reagim.

Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje.

“Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, theksohet në reagimin e Delegacionit të BE-së.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›