E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta e opozitës/ Forcat e Rendit ‘blindojnë’ parlamentin (Foto)

Punonjësit e Policisë së Rendit kanë mbërritur në ambjentet e jashtme të parlamentit një orë para nisjes së protestës së opozitës.

Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.

Protesta pritet të nisë në orën 10:00 ndërsa përpara, kreu i PD Berisha do të mbajë një takim në selinë blu.

Kjo është protesta e tretë brenda pak ditës e organizuar nga opozita për rrëzimin e qeverisë.

Në protestën e fundit u shënuan edhe tensione mes protestuesve dhe frocave të rendit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›