E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta e opozitës, Gjiknuri: “Revolucioni” Berisha-Meta nisi i dëshpëruar, u shfry si tullumbace në oborrin e PS

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës këtë të shtunë, duke mos e kursyer ironinë.

“’Revolucioni’ Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar, u shfry si tullumbace në oborrin e PS”, shkruan Gjiknuri në Twitter.

Opozita protestoi për gati 3 orë para kryeministrisë, nga ku Berisha dhe Meta hodhën një sërë akuzash në drejtim të Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ata parlajmëruan se do të vijojnë aksionin opozitar deri në arritjen e këtij qëllimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›