E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e opozitës, Kuçana: Alarmante mbetet pjesëmarrja në zgjedhje, jo numrat në shesh. Qiraxhi: Mos i qani hallin Ramës

Protesta e opozitës, numrat, pjesëmarrja ishin tema e debatit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

E ftuar në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, tha se shqetësuese nuk është pjesëmarrja në protestë, por qeverisja e Ramës.

I menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësuesit të “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, i cili me batutë tha se nuk është momenti për t’i qarë hallin Ramës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Jeni e kënaqur nga pjesëmarrja?

Kuçana: Mendoj që pa demokratë të cilët, pavarësisht se çfarë ka ndodhur me PD, ata 500 mijë demokratë janë heronj. Ata i qëndruan PD në mbështetje të saj.

Borakaj: Po të ishin sot zgjedhjet, do ishin prapë 500 mijë?

Kuçana: Nuk di ta them këtë, nëse do jenë 500 mijë, apo 700 mijë, apo Rama do të qeverisë Vlorën me 7%.

Qiraxhi: 12% ishin.

Kuçana: Jo, 7% se ndahen me opozitën. Zona është votuar me 7%, kjo është kambanë alarmi.

Qiraxhi: Do të thotë që opozitës i duheshin 8% për të fituar?

Kuçana: Kjo përqindje e ulët në votime është kambanë alarmi për gjithë politikën.

Qiraxhi: Pse i qan hallin Ramës?

Kuçana: Unë nuk i qaj hallin Ramës. Edi Rama vjedh taksat tona. Rama sot emëron ministra nga bandat kriminale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›