Protestat e PD, Markaj: Nuk është vetëm faji i Ramës

Përfaqësuesi i lëvizjes Bashkë, Jani Marka, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, analizoi dhe komentoi protestën e PD një ditë më parë, para Kryeministrisë.
Markaj tha se në Shqipëri nuk është vetëm faji i zotit Rama, por faji i gjithë sistemit. Sipas tij PD dhe forcat e tjera e kanë humbur legjitimitetin para qytetarëve.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Markaj: Ndodh që në Shqipëri e keqja nuk është vetëm zoti Rama, por sistemi që është ngritur, sistemi politik, sistemi oligarkik, krimi i organizuar. Ne si Lëvizja Bashkë jemi parti antisistem. Meqë diskutimi ishte dhe për opozitën. Nëse ndjekim retorikën e zotit Berisha në 2–3 vitet e fundit, dita–muaj fliste për revolucion, pastaj për mosbindje civile, tani kemi arritur te Foltorja 2. Këto forca e kanë humbur legjitimitetin. Mund të kishte dhe 50 mijë njerëz.
Borakaj: Po ju çfarë keni bërë këto ditë?
Markaj: Ne mobilizojmë njerëz për kauza të ndryshme. 10 ditët e fundit ishim në Kamëz ku është rritur çmimi i biletës së autobusit. Peticioni ynë ka gjetur mbështetje. Ditën e parë u vërsul policia. Këto janë kauzat tona. Edhe në ditët, javët dhe muajt në vijim do të kemi kauza.