Protesta e opozitës, Meta: Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe, policia helmoi popullin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat, e konsideroi tërësisht legjitime protestën e mbajtur një ditë më parë nga opozita, 7 tetor.
Ai theksoi se nuk duhet të ketë asnjë minutë paqe për mazhorancës, të cilës iu referua si narko-shtet.
“Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe”, tha ai.
Po ashtu Meta nuk kurseu as akuzat për policinë.
“Narko-policia veproi nën urdhra, duke helmuar popullin me gaz. Përdorimi i gazit dhe dhunës treguan se Policia e Shtetit ka humbur misionin e saj.
Këtu mafia ka shtetin e vet. Një falënderim të veçantë për pasqyrimin në mediat e huaja të protestës së djeshme. Shqiptarët e ndershëm e kanë detyrë largimin e Ramës nga pushteti. Edi Rama tallet me pensionistët dhe na vjedh përditë”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, Meta theksoi se Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje./vizionplus.tv