E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta kundër investimit në Zvërnec në ditën e 92-të, përsëriten kërkesat

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Qytetarë u mblodhën sërish sot në sheshin “Skënderbej”, në protestën e 92-të kundër investimit turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë, duke kundërshtuar projektin dhe duke parashtruar edhe kërkesa lidhur me politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Qytetarët vijojnë të përsërisin kërkesat edhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e “kastës së vjetër” politike, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor etj.

E nisur si reagim ndaj ndikimit mjedisor të projektit turistik në Zvërnec, tashmë pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale dhe shprehin shqetësimet e tyre për korrupsionin, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Protesta e 92-të; fotoreporter: Florian Abazi 1 nga 5

/m.q/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›