Teuta mposht me përmbysje 3-1 Tiranën

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Teuta ka fituar me përmbysje mbrëmjen e sotme 3-1 përballjen me Tiranën.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova arriti të përmbyste golin e Kish të kryeqytetasve, shënuar me penallti në minutën e 13-të. Në pjesën e dytë vendasit shënuan tri herë me Zhongon 66′, Boçin 79′ dhe Umeijogon 84′.
Kjo ishte fitorja e parë e Edlir Tetovës në krye të Teutës, që pas dy javëve të para të kampionatit shkon në kuotën e 4 pikëve.
Në krahun tjetër, Tirana pëson humbjen e dytë radhazi dhe vijon kampionatin me 0 pikë.
Java e dytë nisi të shtunën, më 29 gusht, me dy takime: Partizani – KF Laçi 1-2, në “Arena Egnatia”, dhe AF Elbasani – Vllaznia 1-1 në “Elbasan Arena”.
Të hënën, më 31 gusht, do të zhvillohen dy sfidat e fundit të javës: FK Vora – Egnatia, në orën 16:00 në stadiumin Vora, dhe Skënderbeu – Dinamo City, në orën 21:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.