E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugët e Madridit të shtunën për të protestuar kundër kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, duke kërkuar dorëheqjen e tij pas skandaleve të fundit të korrupsionit që kanë tronditur qeverinë socialiste.

Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë pranë Pallatit Moncloa, rezidencës zyrtare të Sanchez. Sipas autoriteteve spanjolle, të paktën shtatë efektivë policie mbetën të plagosur, ndërsa tre persona u arrestuan pasi një grup protestuesish tentoi të çante kordonin e sigurisë.

Pamjet e transmetuara nga mediat në Spanjë treguan forcat e policisë duke neutralizuar dhe shoqëruar disa persona të maskuar në zonën pranë rezidencës së kryeministrit. Protestuesit mbanin pankarta me slogane kundër qeverisë socialiste, ndërsa gjatë “Marshit për Dinjitet” u valëvitën flamuj kombëtarë spanjollë.

Në protestë morën pjesë edhe figura të opozitës nga Partia Popullore dhe partia e ekstremit të djathtë Vox.

Sponsorizuar

Klima politike në Spanjë është tensionuar më tej pas njoftimit se ish-kryeministri socialist José Luis Rodríguez Zapatero po hetohet për akuza që lidhen me trafik influence dhe pastrim parash. Zapatero, i konsideruar aleat i afërt i Sanchez, ka mohuar akuzat.

Ndërkohë, vetë Sanchez është përballur edhe më herët me presion politik, pasi në vitin 2024 autoritetet nisën një hetim ndaj bashkëshortes së tij, Begoña Gómez. Kryeministri spanjoll i ka cilësuar hetimet si sulme të motivuara politikisht nga grupet e ekstremit të djathtë.

Sa i përket pjesëmarrjes në protestë, organizatorët pretenduan se në marshim morën pjesë rreth 80 mijë persona, ndërsa qeveria lokale në Madrid raportoi një shifër më të ulët, rreth 40 mijë protestues.a.b

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›