Protesta në Bjellorusi. Policia arrestoi mbi 1000 protestues

Prej disa muajsh në Bjellorusi vijojnë protestat kundër Presidentit të vendit Lukashenko. Protesutesit kërkojnë largimin e tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
Ne protestën e së dielës më shumë se 1000 protestues u ndaluan nga policia. Sipas organizatave të shoqërisë civile që mbështesin protestat numri më i madh arrestimeve u bë në Minsk, ku policia përdori gazlotësjellës për të shpërndarë protestuesit.
Arrestimet e së dielës shënuar rekord të protestuesve të ndaluar nga policia Brenda një dite. Ndërkohë që numërohen rreth 25 mijë të arrestuar që nga muaji gusht, mes tyre edhe gazetarë.
Liderja e opozitës, Svytlana Tsikhanouskaya, e cila që pas zgjedhjeve të gushtit është larguar nga vendi bëri thirrje për mbështetje ndërkobëtare. Aleksander Lukashenko drejton Bjellorusinë prej 26 vitesh.