E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kush e ruan bagëtinë kur bariun e zë Covid-19?

Do më gjeni midis deleve, qengjave dhe dhive sepse Antonio, bariu, më telefonoi i dëshpëruar për to. Ai sapo ka mësuar se është infektuar me të gjithë familjen e tij dhe nuk gjen askënd që të kujdeset për kopenë e tij. Unë menjëherë vrapova për tek delet, shkroi në profilin e tij Facebook Gaspare Giacalone, kryetari i bashkisë së Petrosino, në zonën e Trapanit në Siçili, shkruhet ne faqen e internetit huffingtonpost.it.

Kryebashkiaku, nuk e mendoi dy herë.

Në Facebook ai flet për zgjedhjen e tij, duke postuar një foto që e përjetëson atë me një qengj në krahë.

“Bariu qëndroi në shtëpi, ndërsa unë përpiqem t’i jap pak rehati dhe një dorë për të gjetur një zgjidhje me telefon. Antonio e do punën e tij, është marrë me blegtori gjithë jetën e tij dhe këto krijesa nuk mund të braktisen”, deklaroi kryetari i bashkisë.

”Kurrë nuk kam menduar se të jesh kryetar bashkie ishte e gjitha nder dhe lavdi. Kudo  ka punë dhe sakrifica. Jam aty ku ka vuajtje dhe nevojë, kështu që ndjehem pak më shumë kryetar bashkie”, shtoi Gaspare Giacalone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›