E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta në Izrael, kërkohet lirimi i pengjeve dhe përfundimi i luftës në Gaza

Izraelitët kanë protestuar në disa qytete, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe fundin e luftës. Protestat u intensifikuan pas planit të miratuar nga qeveria izraelite për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, një veprim që ka ngjallur frikë për fatin e pengjeve të mbetura dhe ka rigjallëruar thirrjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit 22-mujor.

Të afërm dhe mbështetës të pengjeve u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit në Jerusalem dhe në Tel Aviv, duke ndezur pishtarë dhe duke mbajtur foto të njerëzve të tyre të dashur. Në një tjetër protestë simbolike, demonstruesit lundruan përgjatë bregdetit të qytetit jugor të Ashkelonit, në drejtim të Gazës, duke shprehur kërkesën e tyre për t’i dhënë fund robërisë dhe konfliktit.

Protestuesit theksojnë se zgjerimi i operacioneve ushtarake e vë në rrezik jetën e pengjeve, duke shuar shpresat për një marrëveshje për lirimin e tyre.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›