E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapësirë e re rinore në Korçë, Kryeministri Rama publikon pamje

Qendra Rinore në Korçë është shndërruar në një hapësirë moderne dhe funksionale, e dedikuar për të rinjtë e qytetit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga qendra e rinovuar, duke theksuar se ajo do të shërbejë si një vend ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre dhe të marrin pjesë në aktivitete kulturore e arsimore.

Qendra ofron një sërë ambientesh, duke përfshirë:

Një sallë kinemaje.

Tavolina ping-pongu dhe bilardoje.

Një studio podcast-i.

Salla për punë në grup për projekte shkollore dhe jashtëshkollore.

Përveç Qendrës Rinore, Bashkia e Korçës ka vënë në dispozicion të të rinjve edhe zona sportive dhe biblioteka, si dhe organizon një numër të madh aktivitetesh që synojnë t’i përfshijnë ata në jetën shoqërore dhe kulturore të qytetit.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›