E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta në Kosovë/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve: Shmangni sheshin “Skënderbeu”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që, për shkak të grumbullimeve të mundshme dhe problemeve në trafik prej protestës që do të mbahet në orën 12:00 në kryeqytet, të shmangin sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth.

Në njoftim, Ambasada ka paralajmëruar shtetasit e SHBA-së për grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje të rrugëve dhe çrregullime të trafikut në zonat përreth.

“Disa organizata të mëdha kanë njoftuar protesta të mëdha për të premten, më 18 shtator, në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu. Këto protesta mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda të trafikut në zonat përreth”, thuhet në paralajmërim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›