E Martë, 3 Nëntor 2026

Protesta në Kuvend/ Salianji: Pati efektin e duhur, 80% të deputetëve në Parlament nuk i njeh elektorati

Pak ditë nga protesta e demokratëve në seancën plenare të së enjtes, deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka deklaruar se revolta e tyre, pati efektin e duhur.

Salianji u shpreh se ndezja e tymueseve në Kuvend, ka qenë një lloj reagimi simbolik për të treguar se në Parlament nuk ka normalitet.

Sipas Salianjit, protesta e demokratëve pati efektin e duhur, pasi qëllimi siç theksoi ai, është sensibilizimi i publikut.

“Protestat i kanë një lloj revolte. Ajo lloj mënyre reagimi është simbolik për të treguar se nuk ka normalitet. I ka arritur qëllimet e veta.

Unë e ndjej atë revoltë të qytetarëve dhe vetë personalisht me gjithçka shkelet në Parlament. Më vjen mirë që pati efektin e duhur në raport me shpërndarjen sepse pati vëmendje gjithandej. Në politikë qëllim i rëndësishëm është sensibilizimi i publikut”, u shpreh Salianji teksa shtoi se 80% të deputetëve në Kuvend, nuk i njeh elektorati.

“80% e deputetëve të parlamentit rrinë kot, nuk i njeh qytetari. As nuk ka folur ndonjëherë, as ka patur takime, as ka dhënë kontribut publik. Nëse nuk mban marrëdhëniet me njerëzit në politikë”, shtoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›