E Martë, 3 Nëntor 2026

Orjola Pampuri në deklaratë, qeveria dhe bashkitë dështuan të lajmëronin qytetarët për përmbytjet

Partia Demokratike zyrtare akuzoi qeverinë dhe bashkitë që në shumicë drejtohen nga socialistët, se dështuan në administrimin e situatës së krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Nënkryetarja Orjola Pampuri tha se situata ishte paralajmeruar nga Italia, por nuk u mor asnjë masë.

Zonja Pampuri tha se situata e rëndë e krijuar në gjithë vendin për shkak të stuhisë “Ciaran” zbuloi edhe një herë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore.

“Mekanizmat institucionalë dhe ligjore që fillojnë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dështuan sërish në parandalimin e dëmeve që priteshin”, u shpreh ajo në deklaratë për mediet.

Sipas zonjës Pampuri, pasojat e stuhisë që goditi Italinë fqinje ishin të paralajmëruara dhe të ditura për të gjitha institucionet përgjegjëse që nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtes Civile, Shërbimi Metreologjik Ushtarak dhe bashkitë.

“As edhe një masë parandaluese nuk u ndërmor gjtaë javës që shkoi, duke nxjerrë zbuluar paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë dhe bashkive të drejtuara nga socialistët. Ura të shembura, rrugë të shkatërruara e deri përmbytje të lagjeve të Tiranës, Durrësit e qyteteve të tjera”, tha Pampuri.

Gazetare Sonila Agostini

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›