E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Milano kunder fuzionimit te komunave te vogla

Per te kursyer qeveria e Berlusconit eshte gati te rrezikoje nje pjese te identitetit kultures dhe historise italiane. Per shembull traditen e cimberve nje komunitet i vogel malesor me rrenje gjermane qe jeton qe nga shekulli i 12-te ne Veri te Italise. 13 komuna te ketij komuniteti ekzistojne aktualisht ne provincen e Verones. Pas shkurtimeve do te kete vetem nente.160

Kryetaret e komunave bejne fjale per humbje te madhe kulturore

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Santa Maria di Piazza ne Busto Arsizio

Ne jemi ketu per te mbrojtur keto komuna me origjine gjermane. Ne luftojme kunder shkaterrimit te historise sone. Keshtu zhduket nje civilizim per te cilin ne jemi krenare dhe qe duam ta ruajme.

Keshtu shprehet Aldo Gugole kryetar komune ne Selva di Pronjo ne gjuhen cimbreze Brunge. Komuna e tij numeron me pak se 1000 banore dhe do te zhdukej thene ndryshe do te shkrihej me nje komune tjeter. Prandaj qytetaret demonstrojne para parlamentit te Romes. Edhe keshtu sic eshte gjendja dhe eshte shume e veshtire te jetosh ne mal. Qe te sigurojme jetesen ne duhet te bejme disa kilometra rruge. Dhe ata duan te ndryshojne tani gjithcka ankohet nje qytetar i komunes.

Italia ka shume qyteza dhe komuna plot tradita

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift MInistri Roberto Calderoli

Rreth 2000 vleresohet numri i tyre. Ata kane edhe kryetarin e komunes nje keshill dhe nje administrate te vogel qe organizon sherbimet sociale dhe komunale. Roberto Calderoli minister i posacem ne kabinetin Berlusconi shpreson per nje potencial te madh kursimi nga shkrirja e ketyre komunave. Kjo do te thote qe ne kete nivel komunal nuk do te kete keshill komunash referente dhe as te punesuar ato do kene nje buxhet te perbashket dhe nje bashki.

Por punen duhet ta beje dikush llogarisin kryetaret e ketyre komunave. Reforma administrative e qeverise eshte llogari e gabuar sepse ne fund do te kete me shume dem se sa perfitim thote Angelo de Simone kryetar i komunes Tora e Pikili ne Kampania ne Jug te Italise. Komuna eshte prane qytetit te Napolit me problemin e plehrave korrupsionit dhe Camorres.

Disa komuna kane deklaruar se do te shpallin pavaresine

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shesh ne Campodimele

Kjo njesi e vogel vleresohet me shume se sa qendrat e medha dhe te pista. Ne nuk e kuptojme pse duhet te shkrihen komunat tona qe nuk kane deficite perkunder qyteteve te medha qe nuk ia dalin dot dhe jane problemi i vertete per vendin tone.

Komunat nuk po qendrojne duarkryq. Kryetari i komunes Tora e Pikili po inkurajon permes Facebookut qytetaret te behen qytetare te kesaj komune me qellim qe te tejkalohet kufiri kritik prej 1000 banoresh. Ndersa komuna te tjera kercenojne me pavaresine.

Autor Tilmann Kleinjung/Lindita Arapi

Redaktoi Angjelina Verbica

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›