Poeti me i njohur arab Adonis nderohet me cmimin Goethe

Si bimet qe jetojne ne kopshte te qelqta te mjerueshme te padukshme qe jane zhytur si pluhuri ne pelhure - viktima deformuar ne spirale. Deshperimi i thelle dhe indinjata per humbjen e humanizmit pershkojne kete poezi te titulluar Nju Jork nga Adonis i cili e lexoi vete ate ne Festivalin e Berlinit.
Qytetar i botes
Poeti dhe publicisti Adonis ka lindur ne Siri. Emri i tij eshte ne fakt Ali Ahmad Said Esber. Ai lindi ne vitin 1930 ne Kasabin nje fshat ne veri-perendim te Sirise. Per te ndjekur shkollen e mesme atij iu akordua nje burse personalisht prej presidentit te atehershem te Sirise. Adonis i kishte bere pershtypje presidentit gjate nje vizite ne Veri te Sirise teksa e degjoi ate duke recituar poezi.160
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Veprat e Adonisit jane perkthyer ne mbare boten
Pasi ai u denua me nje vit burgim per shkak te aktiviteteve politike ne Damask Adonis u arratis ne Bejrut ku u martua me Khalida Said e cila me vone u be kritikja me e rendesishme letrare ne boten arabe. Ne atdheun e ri ai punoi si mesues dhe gazetar dhe hyri ne kontakt me nje grup aktiv artistesh shkrimtaresh dhe emigrantesh politike. Ketu ai u njoh me letersine nderkombetare. Suksesin e vet letrar ai e arriti me vellimin e trete te tij te poezive Kenget e Mihyarit nga Damasku ne fillim te viteve 60-te.
Vizion thuajse profetik
Adonis ka mbetur gjithmone nje kritik ne aspektin e politikes me nje vizion thuajse profetik. Ne nje interviste per Deutsche Welle-n ne vitin 2001 ai pershkruante vleresimin e tij per zhvillimin e raporteve ne boten arabe Nese nuk ndryshojne raportet ne boten arabe nese pushtetmbajtesit tane nuk mendojne per popullin nese ata merren vetem me ruajtjen e pushtetit te tyre nese ata besojne qe populli eshte vetem nje mjet per pushtetin dhe qe pushteti nuk eshte mjet per popullin atehere ata do te jetojne katastrofa qe nuk i ka perjetuar askush.
Ithtar i sekularizimit te shoqerise
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne Teheran 2005
Adonis eshte nje laik i shpallur dhe te bind qe vetem sekularizimi i shoqerise mund ta zhvilloje me tej kulturen dhe politiken arabe. Ne vitin 2002 ne gazeten Die Zeit ai theksonte Gjithmone kur nuk dikton feja kultura arabe edhte e madherishme. Gjithcka qe eshte e cliruar prej fese ne kulturen arabe eshte e jashtezakonshme.
Poezine e tij ne librat artikujt dhe referatet e tij ai e kupton si nje projekt kulturor civilizues qe eshte ne gjendje ta rishkruaje dhe ta perkufizoje historine arabe.
Aktualisht Adonis jeton mes Parisit dhe Bejrutit. Lindja dhe Perendimi beson Adonis takohen se bashku permes artit dhe poezise. Kjo eshte teresisht ne frymen e Goethes i cili ne kohen e tij e kishte kuptuar se Ai qe njeh vetveten dhe tjetrin do ta kuptoje edhe ketu Orienti dhe Oksidenti jane te pandashem. Por Adonis mendon Lindje ose Perendim keto jane dy koncepte qe dallojne midis tyre me shume ideologjikisht se sa gjeografikisht.
Autor Lina Hoffmann/Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Angjelina Verbica