Protesta në Parlament, situata e qetë dhe nën kontroll, ulet numri i protestuesve në rrugë

Një orë pas mesditës, gjendja në rrugën përballë Kuvendit është e qetë.
Aty janë mbledhur një grusht protestuesish, gazetarë, kameramanë dhe forca rendi, ndërkohë që ka edhe kalimtarë të shumtë.
Forcat e rendit janë pozicionuar përballë Kuvendit për të penguar afrimin e protestuesve.