E Diel, 1 Nëntor 2026

Ergys Agasi bën kërkesë pë rikthimin e sendeve të sekuestruara, midis tyre kamera e zyrës së tij

Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij.

Mësohet se kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës. Pritet që GJKKO të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse kamera do t’i kthehet apo do të vijojë të mbahet e sekuestruar.
Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›