Protesta në Tiranë, disa të lënduar nga plumbat e gomës pas përplasjeve me policinë

Disa persona kanë mbetur të lënduar nga plumbat e gomës gjatë përplasjeve të dhunshme me policinë në Tiranë, ndërsa kanë marrë ndihmë mjekësore.
Plumbat e gomës parashikohen në protokollin policor për rastet kur uji me presion dhe gazi lotsjellës nuk janë efektivë për shpërndarjen e turmës.
Plumbat e gomës nuk janë depërtues dhe shkaktojnë vetëm lëndime sipërfaqësore.
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë në ditën e pestë të protestës kanë qenë të dhunshme.
Të rinjtë kanë hedhur sërish gurë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.