E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet me makinë private policia në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, breshëri gurësh mbi uniformat blu

Është përshkallëzuar edhe më tej sulmi i protestuesve ndaj policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Disa nga protestuesit kanë mundur të dërgojnë një makinë private, duke e shtyrë përgjatë bulevardit dhe duke sulmuar policinë.

Më pas protestuesit i kanë vë zjarrin makinës e cila është duke u djegur.

Po ashtu, vijon sulmi me gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, ndërkohë që uniformat blu kundërpërgjigjen me ujë dhe gaz lotsjellës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›