Protesta në disa qytete, bllokohet rruga në Kavajë

Ashtu sic ishte paralajmeruar, simpatizantë të Partisë Socialiste kanë bllokuar për rreth 2 orë segmentin rrugor Rrogozhinë - Kavajë, në afërsi të Urës së Drazhit. Gomat e makinave të vendosura në mes të rrugës u është vënë zjarri dhe për 120 minuta, vargu i automjeteve ka pritur në rradhë.
Ndërsa policia rrugore e Kavajës e cila ndodhej në vendin e ngjarjes ka tentuar të zhbllokojë trafikun duke i drejtuar makinat në një rrugë dytësore. Deputeti Dashamir Peza, i cili ndodhej së bashku me simpatizantë të PS ka shpjeguar se kjo situatë nuk është normale, por që tashmë e kanë në dorë qytetarët dhe se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Ndërkaq edhe simpatizantë të PS por edhe drejtues të automjeteve të cilët ishin të bllokuar, kanë pranuar këtë fakt duke qëndruar në rradhë.