E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të ndërhyjnë partnerët, padi ndaj 4 anëtarëve të KQZ

Partia Socialiste do të padisë në prokurori 4 komisionerët e KQZ-së të cilët sipas saj po vjedhin votën e qytetarëve.

Në një konferencë për shtyp kryetari i PS-së Edi Rama kërkoi ndërhyrjen e organit të akuzës për të ndërprerë sipas tij atë krim elektoral që po bëhet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
 

"PS-ja do të kërkojë padi penale për 4 anëtarët e KQZ-së dhe gjithashtu kërkojmë ndërhyrje të prokurorisë për krimin e që po konsumohet në Komisionin Qëndror të Vjedhjeve dhe filliminkësaj vepre antiligjore me qëllime politike” theksoi Rama.

Kreu i Partisë Socialiste u kërkoi publikisht ndihmë partnerëve ndërkombëtarë për të ndërhyrë në situatën aktuale në Shqipëri ndërsa shprehu keqardhje për anulimin e vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në Tiranë.

“Besojmë me gjithë zemër se komuniteti ndërkombëtar do të ndërhyjë për të mos lejuar të ndodhë deri në fund një maskaradë. I drejtohemi edhe Presidentit si garant i Kushtetutës të veprojë në emër të mbrojtjes së votës së lirë si thelb i stabilitetit”, theksoi Rama.

Më tej kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet ndërsa shtoi se në KQZ-së po zhvillohet një maskaradë elektorale ku shihet haptazi vjedhja e votës.
“Ne i kemi fituar zgjedhjet në Tiranë. E panë miliona sy numërimin e votave dhe KQZ-ja kërkon përmbysjen e rezultateve në tavolinë ku vetë maskarada është e arnuar me fletë votimi të zhytura në kutië e votimit, me fletë të vjedhura” theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›