E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne stadiumin Maracana

Qindra brazilianë protestuan në ambientet e stadiumit të restauruar “Maracana” për të kundërshtuar privatizimin dhe prishjen e shumë ndërtesave pranë impiantit sportiv.

Protesta u mbështet edhe nga një grup vajzash të rrjetit “Femen” që u zhveshën në shenjë proteste ndaj prishjes së ndërtesave ku një dhjetra brazilianë kishin ngritur bizneset dhe shtëpitë e tyre. “Maracana” është ndër stadiumet me kapacitetin më të madh në botë. Për restaurimin e tij u shpenzuan miliona euro dhe ishte një kusht i vendosur nga FIFA që i kërkoi Brazilit rritjen e sigurisë dhe komoditetit në stadiumet ku do të luhen ndeshjet e botërorit të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›