Protesta nudo: Na nxirrni në ekran, sjemi të vjetra
Disa nga fytyrat më të njohura të ekranit të vogël e të madh në Britani kanë vendosur të protestojnë ndaj diskriminimit që u bëhet atyre për shkak të moshës. Duke pozuar nudo për një suplement të revistës Best, ato kanë treguar se grave, pavarësisht talentit që kanë, po u mohohen rolet në kamera për shkak se producentët mendojnë se janë shumë të vjetra.
Sherrie Hewson, Andrea McLean, Beverley Callard dhe Gillian Taylforth treguan me këtë rast se trupin e kanë në një formë të shkëlqyer.