Eliksir, me rok baladë
Janë nga Kumanova e Maqedonisë. Muzika e tyre është një rok që në Kosovë dhe në Shqipëri mund të bëj shumë brom. Me melodi të rokut dhe me balada, kjo është mënyra që grupi “Eliksir” kanë vendosur të hynë në skenën e muzikës shqiptare.
Ata edhe më parë kanë bërë muzikë nëpër lokale të ndryshme, por vetëm tani kanë arritur që këngës së tyre “Ty të kam”, t’ja realizojnë një video-klip.
Djemtë e këtij grupi janë Jeton Sulejmani, Egzon Ademi, Faton Ademi dhe Adrian Kerimi.
Të rinjtë e kanë themeluar grupin e tyre në Kumanovë, përderisa për mediat në Kosovë dhe Shqipëri thonë se kanë frymëzim grupet e mirënjohura të rokut, siç janë: The Beetles, Rolling Stones, Deep Purple etj.
Që në vitin 2011 ata lansuan edhe singl-in e tyre të parë të titulluar “Ty të kam”. Kenga është pritur me një admirim të dëshirueshëm nga publiku kumanovar dhe më gjerë, dhe duke ju falënderuar dashamirëve të muzikës artistike, rock grupi ,,Eliksir’’ arriti që të njëjtës këngë t’i realizojnë edhe videoklipin,dhe njëkohësisht të bëhet edhe videoklipi i tyre i parë.
Kënga është një baladë e lehtë me motiv dashurie, me tekst dhe melodi të kompozuar nga vetë grupi ,,Eliksir’’, e aranzhuar nga prof. Igor Trajkovski në ,,Iggy Recordings”, ndërsa e miksuar në studio ,,Anastasia Records” nga Ljupco Pavllovski.
Projektin për videoklipin e ka realizuar video-produksioni Red-On Pictures nga Shkupi. Pas këtij videoklipi të realizuar, rock bendi ,,Eliksir’’ planifikojnë single-in e tyre të dytë, të cilin shpresojnë ta lansojnë para festave të vitit të ri. (Femina)
Spoti i këngës “Ty të kam”