E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta për Reformen Territoriale/ Protestuesit përplasje me Braçen

Deputeti socialist Erion Braçe është përfshirë në një përplasje verbale në rrugë me një protestuese lidhur me propozimet e reja për Reformën Territoriale.
Gjatë këtij incidenti, aktivistja iu drejtua deputetit me fjalët “Qeverisë suaj t’i vijë turp”, gjë që solli edhe reagimin e Braçes, i cili i kërkoi asaj të mos ofendonte. Kjo përplasje vjen në një moment kur drafti i ri i Partisë Socialiste për reformën administrative po shoqërohet me kundërshtime të shumta dhe protesta në disa bashki të vendit (si Poliçan, Divjakë, Libohovë, Dimal dhe Memaliaj) për shkak të planeve për shkrirjen apo bashkimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›