E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma territoriale, PD: Mos votoni, drafti ynë është dërguar për konsultim

Partia Demokratike ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale, deri në marrjen e përgjigjeve nga bashkitë për draftin e opozitës, i cili parashikon rritjen e numrit të bashkive në 100.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, kërkoi që procesi të mos vijojë me votimin, duke argumentuar se propozimi i opozitës është dërguar për konsultim te njësitë e vetëqeverisjes vendore.

“Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë”, u shpreh Bylykbashi.

Edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin për mungesën e konsultimit me Bashkinë e Tiranës. Ajo iu referua deklarimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke i cilësuar shqetësimet e tij si serioze.

Opozita kërkon që përgjigjet nga njësitë vendore të merren në konsideratë përpara vijimit të procesit të diskutimit dhe vendimmarrjes për reformën territoriale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›