E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta për Veliajn, AMP nis hetimet për zyrtarë të policisë dhe Gardës

Agjencia e Mbikqyrjes Policore është institucioni i parë që ka reaguar pas letrës së dërguar nga SPAK dhe GJKKO në lidhje me protestën e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj ditën kur këtij të fundit iu komunikua masa e sigurisë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se AMP ka nisur hetimet për zyrtarët e policisë dhe të Gardës.

Mësohet se AMP ka nisur hetimin për shkelje të rëndë për zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Idriz Daullja, shefin e Shqiponjave Ermal Gjoka si dhe dy punonjës të Gardës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›