E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja misterioze në Shkodër, xhaxhai gjeti nipin 20 vjeçar të ekzekutuar në oborrin e shtëpisë, çfarë dyshohet

Paulin Preka, 20-vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Guci e re.

Ngjarja u raportua rreth orës 14.50 minuta, kur trupi i pajetë i të riut u konstatua nga xhaxhai i tij, në oborrin e shtëpisë ku Preka jetonte i vetëm.

Dyshohet se ai mund të jetë vrarë më herët dhe u zbulua vetëm në orët e drekës, kur xhaxhai i tij ka shkuar në banesë për të parë se çfarë po ndodhte me nipin, pasi ky i fundit nuk i përgjigjej në celular, mëson gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata.

Me të konstatuar trupin e pajetë në oborr ai ka njoftuar policinë, ndërkohë që gjatë dëshmisë paraprake ka deklaruar se nuk ka dijeni nëse nipi ka patur ndonjë konflikt. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›