E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta përpara Ministrisë së Brendshme/ Përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë

Ka nisur përplasja mes protestuesve dhe punonjësve të policisë përpara ambjenteve të Ministrisë së Brendshme.

Qytetarët të revoltuar kanë kërkuar edhe të futen në ambjentet e brendshme të institucionit ndërsa janë ndaluar nga një kordon i uniformave blu.

Qytetarët bëjnë përgjegjës qeverinë dhe ministrat përkatës të Ministrive të Brendshme dhe të Turizmit për ngjarjen e rëndë, ku u përplas për vdekje një e mitur nga një mjet lundrues që drejtohej nga një efektiv policie.

https://www.vizionplus.tv/livestream/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›