Protesta, skema e rrethimit te qeverise Denis Dedej
Zbulohen detajet e axhendes se protestes te shumeperfolur te 30 prillit. Prej disa ditesh ne Partine Socialiste, eshte zhvilluar nje diskutim i gjere ne Sekretariatin e Organizimit per zhvillimin e protestave qe nisin diten e sotme dhe qe vijojne me tej. Burime nga selia roze bejne te ditur se protesta do te zgjase pa limit. Te njejtat burime bejne te ditur se eshte vendosur qe me nisjen e protestes diten e neserme, ajo te mos mbaroje deri ne dhenien e nje pergjigje nga mazhoranca per kerkesat e tyre. Sic eshte edhe bere e ditur, protesta opozitare do te nise ne oren 18:00. Njerezit do te mblidhen ne sheshin "Skenderbej". Do te jene deputetet e PS, kryetaret e organizatave, kryetaret e degeve te selise roze, qe te ndare sipas qarqeve do te grumbullojne njerezit ne vendet e caktuara te sheshit. Me pas, do te jete kryetari i PS, Edi Rama, qe do t'i bashkohet grumbullit te njerezve, per te bere te mundur ne kete menyre, fillimin e protestes dhe marshimin drejt Kryeministrise. Per sa i perket vendit te protestimit, mesohet se socialistet kane nisur disa dite me pare nje kerkese zyrtare drejt Policise se Tiranes per te njoftuar zhvillimin e protestes se tyre. Por, ne pergjigje te kesaj, policia ne nje shkrese tjeter ka kerkuar kohezgjatjen e protestes. Selia roze, ne kerkesen e derguar diten e djeshme ka sqaruar se protesta do te zgjase pa fund. Burime nga selia roze sqarojne se ne ligjin per zhvillimin e tubimeve nuk eshte e detyruar percaktimi i kohezgjatjes, ndersa per protesten duhet te lajmerohet 3 ore perpara. Per sa i perket organizimit te tubimit ne ndertesen perballe Kryeministrise, do te jete i vendosur podiumi ku do te mbahen fjalimet, i cili do te ndertohet diten e sotme. Nga ana tjeter, mesditen e djeshme, grupe pune po vendosnin altoparlante gjate gjithe rruges nga ura e Lanes, deri te galeria e arteve. Parashikohet, sipas socialisteve, qe te kete nje numer protestuesish me te madh se ne protesten e 20 nentorit. Protesta e madhe e dites se sotme do te zgjase deri ne diten e neserme ne oren 18:00. Ne 24 oret e para te protestes, do te qendrojne gjate gjithe nates protestuesit nga i gjithe vendi. Me 1 maj, burime nga selia roze, bejne te ditura se protesta do te nise me fjalime qe nga paraditja. Keshtu pra, ndersa ne sheshin "Nene Tereza" do te zhvillohet nje manifestim nga mazhoranca edhe perballe Kryeministrise do te kete protesta nga opozita. Opozitaret i druhen nje perplasje midis protestuesve, per kete arsye ato do te bejne thirrje qe policia te beje detyren e saj, per te shmangur ndonje konfrontim. Pas protestes se neserme, do te jene socialistet te ndare sipas qarqeve qe do te udheheqin protesten. Nga selia roze mesohet se protesta do te zgjase pafund, nuk do te kete nje afat, por do te protestojne deri ne marrjen e nje pergjigje per kerkesat e tyre. Te 12 qarqet qe do te bejne protesta 24-oreshe perballe Kryeministrise, do te mbeshteten edhe nga Qarku i Tiranes. Ne opoziten shqiptare eshte hedhur edhe ideja e bllokimit te akseve te rruges se protestes. Burime opozitare bejne te ditur se nje opsion eshte edhe rrethimi i Kryeministrise me shirit te verdhe, duke bere nje barrikade njerezore deri ne plotesimin e kerkesave. Protesta e socialisteve nuk ka nje axhende te caktuar per cdo detaj te protestave, keshtu qe do te jete nje shtab i cili do te ngrihet afer Kryeministrise, ku kreret opozitare do te mblidhen here pas here per te diskutuar mbi qendrimet qe do te mbajne ne vijim.
Grupi i PS, deputetet udhezime per protesten
Perpara fillimit te seances plenare te Kuvendit te Shqiperise, deputetet e grupit Parlamentar Socialist, zhvilluan nje mbledhje ne seline. Burime nga kjo mbledhje bene te ditur se pervec vendimit per te shfrytezuar rrugen parlamentare per te bere thirrje per transparence, deputetet jane udhezuar edhe per protesten qe do te nise prej dites se sotme. Mesohet se deputetet e qarqeve qe jane larg Tiranes, jane nisur drejt zonave te tyre elektorale prej dites se djeshme. Deputetet jane udhezuar te ndjekin nga afer grumbullimin e njerezve dhe te qendrojne afer protestuesve deri ne fund te protestes. Po keshtu, ata jane njoftuar se protesta do te vijoje pa afat, keshtu qe duhet te pergatisin ne vijim njerezit per te mbeshtetur nismen opozitare.
Rama mbledh aleatet, jepen dhe modalitetet e protestes
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, mblodhi dje aleatet, vetem nje dite perpara protestes, per te diskutuar mbi modalitetet e protestes. Pas takimit qe zgjati rreth 30 minuta, kryesocialisti tha se "tanime e gjithe Shqiperia e di qe sot ne ora 18.00, fillon protesta e madhe e mbare popullit opozitar, pertej cdo kufiri qe ndan partite, apo qe ndan njerezit ne raport me bindjet e perkatesite e tyre". "Keto qindra e mijera, e qindra mijera arsye individuale te njerezve, pavaresisht perkatesise se tyre do te mbledhin sot shqiptaret ne sheshin "Skenderbej", per nje proteste qe nuk do te ndalet, per nje proteste qe do te kerkoje thjesht dhe vetem rikthimin ne duart e popullit, te nje te drejte qe nuk mund te negociohet, nuk mund te shitet, nuk mund te falet, e drejta per te votuar lirisht e per ta pare voten ndershmerisht", deklaroi Rama. Ndersa kryetari i PLD, Spartak Ngjela tha se "protesta nuk do ndalet derisa qeveria shqiptare, krye prijesi aktual te hapi kutite e votimit dhe eshte shume e thjeshte, te behet transparence e zgjedhjeve, ose te largohet, ose te vendosi zgjedhje te parakohshme". "Ka mendime qe do kete edhe nje proteste ne 1 Maj. Ne date 1 maj NATO ka dale kunder shteteve qe kane festuar 1 majin. Sot 1 majin e feston Koreja e Veriut, Vietnami, deri diku Kina dhe Kuba. Nuk mund te ndalemi dot sepse ketu ndahet si me thike e ardhmja me te kaluaren", deklaroi Ngjela. Ndersa kryetari i PSD, Skender Gjinushi, tha se absolutisht me antimitingje nuk mund te sulmohen protestat e opozites. Ai tha gjithashtu se debati behet ne kuvend kur ke kuvend. Ndersa perfaqesuesi i PDK-se, Prec Zogaj, tha se kur zgjedhjet nuk jane te lira, apo te manipuluara atehere vendi eshte i destinuar te rrokulliset.