Protesta studentore në Tiranë, Arlind Qori thirrje për reflektim policisë: Populli nuk e ka me ju, por me qeverinë! Në revolucion duhet t’i bashkoheni qytetarëve
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, u është drejtuar me një thirrje efektivëve të policisë gjatë protestës së gjashtë studentore që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë, mes tensioneve dhe përplasjeve pranë institucioneve shtetërore.

Qori u bëri apel punonjësve të policisë që të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve, duke theksuar se qytetarët nuk janë kundërshtarët e tyre, por se ata ndodhen mes popullit dhe atyre që qeverisin vendin.
“Ju lutem, mos përdorni dhunë, mos sakrifikoni për jetën e një maskarai. Ky që na qeveris sot dhe ai që na ka qeverisur dje. Populli nuk e ka me ju. Ju jeni thjesht mes popullit dhe atyre që na qeverisin”, u shpreh Qori.
Kreu i Lëvizjes Bashkë iu drejtua efektivëve edhe me një tjetër apel, duke i ftuar të reflektojnë mbi rolin e tyre në raport me qytetarët dhe protestën.
“Në një revolucion të hajrit, pjesa më e madhe e policisë bëhet me popullin. Mendoni si prindër dhe qytetarë”, deklaroi ai.