E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta tek Ekonomiku/ Kronikë e një beteje të paralajmëruar dhjetëvjeçare

studentet csotNga Albertina Jaçe

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë protestuar sot duke u ulur këmbëkryq në shenjë proteste ndaj vazhdimit të punimeve të ndërtesës ngjitur me Fakultetin Ekonomik.

Ne nuk jemi këtu për të bërë një protestë 1, 2, 3 ditore, por ne nuk hyjmë në auditor. Kërkojmë me këmbëngulje që të ndërhyhet ndaj uzurpuesve të betonit që kanë rrethuar fakultetin nga të katërta anët, thotë pedagogu Pleurat Rexhepi.

Zoti Rexhepi thotë se protesta e studentëve do të vijojë deri sa të dëgjohet zëri i tyre.

Studente dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës janë përfshirë në një proteste masive në më shumë se një javë, kundër objektit që po ndërtohet në oborrin e fakultetit.

Studentët dhe pedagogët kërkojnë ndërprerjen e punimeve si dhe shembjen e objektit.

Fakulteti ka marrë vendimin e bojkotit të sezonit të provimeve  të vjeshtës si dhe ndalimin e të gjitha funksioneve të fakultetit pa afat deri në zgjidhjen e problemit.

Protesta ka filluar që ditën e hëne, 2 shtator dhe po vijon edhe  sot. Në mungesën e një zgjidhjeje optimale, protestuesit janë më se të vendosur për ti shkuar deri ne fund kauzës së tyre të drejtë, e cila ka kaluar në një kalvar gjyqësor dhe vendimi i fundit është marrë nga gjykata e shkallës së parë në maj të këtij viti.

godina ekonomikVendimi shfuqizon lejen e ndërtimit. Tani beteja ka kaluar në apel, por ndërkohë kompania ka vazhduar ndërtimin duke filluar nga 20 qershori 2013 edhe pse Bashkia ka lënë aty një furgon të inspektoratit ndërtimor për 1 muaj megjithëse ndërtimi vazhdonte.

Në fund Bashkia e tërhoqi fugonin me karrotrec.

Fakulteti kërkon zgjidhje nga organet e Bashkisë Tiranë si dhe ato shtetërore për zgjidhjen e këtij problemi.

Protesta si një nismë demokratike kërkon vendosjen e drejtësisë duke i bërë thirrje kujtdo, çdo studenti apo pedagogu të marrë pjesë dhe të solidarizohen në këtë çështje.

Disa nga pedagogët më në zë të fakultetit janë në krye të protestave dhe po mobilizojnë studentët dhe përmes deklaratave të tyre në rrjetet sociale.

Mesazhi i prof. Halit Xhafa:

Të nderuar studentë e pedagogë. Korrupsioni dhe apatia e pushteteve të çdo niveli që po tallen dhe pështyjnë mbi universitetin e Tiranës dhe studentët, që i kanë mjelë për 20 vjet frytet e uraganit studentor dhe në këmbim u dhurojnë pushtimin e territoreve pikërisht aty ku nisi demokracia.

Gjykoj se duhet të jeni të ndërgjegjshëm për forcën e jashtëzakonshme që keni, ti japim një leksion të dytë shoqërisë shqiptare se aparatçikët mund të mashtrojnë me korrupsion e poza televizive ndonjë të gjorë në ndonjë periferi të humbur dhe jo universitetin. Universitetet kanë bërë histori, bëhuni pjesë e saj dhe jo të trembeni nga struktura të lidhura me mafien dhe që për ideal kanë Shqipëria tortë, siç e kane vërtetuar. Le të jemi bashke dhe të shohim një spektakël historik për Shqipërinë, Fadromat në të gjitha objektet që kanë pushtuar universitetin, le ti vjellin ato që kanë ngrëne këto pushtete.

A ka kënaqësi më të madhe se kjo dhe shërbim më të madh civilizues se do ti japim këtij vendi të masakruar nga betoni, një bregdeti të shpërfytyruar, një Tirane që ne fasadë është zbukuruar, por de facto të pabanueshme nga betoni thuajse në çdo lagje të saj.

stufdent ekonomikMesazhi i pedagogut Pleurat Rexhepi:

Beteja me uzurpuesit e hapësirave publike nuk është betejë për interesa personale, nuk është betejë për nota, por është betejë për mbrojtjen e tempullit të dijes. Unë e kuptoj se një pjese e juaja janë të zhgënjyer nga fakulteti, pedagogët apo eksperienca e hidhur. Por kjo nuk është arsye që ju të mos mbroni dinjitetin e pronës publike. Mos betononi! Ne të gjithë jemi të përkohshëm, por betoni do të jete një ferr që do ti mbetet brezave të ardhshëm.

Areti Stringa, pedagoge

Unë di të them që studentët janë forcë e madhe, në 1991 sollën ndryshimin e madh historik, janë ata që duhet ti thonë ndal pushtimit barbar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›