E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat në Egjipt, ndërhyn ushtria, 18 të vdekur

Ushtria egjiptiane ka ndërhyrë për të ndërprerë përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të ish-Presidentit egjiptian Mohamed Morsi.

Makina të blinduara u futën në qendër të Kairos dje për të ndalur protestat. Një zëdhënës i ushtrisë tha për Agjencinë Franceze të Lajmeve se ushtarët nuk po mbajnë anën e asnjërës palë, por kanë ndërhyrë për të mbrojtur jetë njerëzish.

Pjesëtarët e kampeve rivale ishin përfshirë në përleshje në pika të ndryshme të Kairos si dhe në qytete të tjera, përfshirë Aleksandrinë, duke qëlluar me gurë në drejtim të palës kundërshtare e në disa raste edhe në përleshje trup-më-trup. Televizioni shtetëror njoftoi se të paktën 18 persona kanë gjetur vdekjen.

Po dje, më herët, trupat qeveritare hapën zjarr kundër përkrahësve të zotit Morsi, të cilët u përpoqën të futen në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ushtria arrestoi zotin Morsi dhe udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane të mërkurën dhe pezulloi kushtetutën. Ushtria thotë se veprimet e saj u ndërmorën për të shmangur kërcënimin e një kryengritjeje popullore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›