Vullkani Popocatepetl aktivizohet serish ne Meksiko

Riaktivizimi i vullkanit Popokatepet, ka paralizuar aeroportin e qytetit të Meksikos. Një kolonë hiri dhe tymi e lartë tre kilometra ka detyruar gjashtë kompani ajrore amerikane që të ndërpresin fluturimet. Ashtu si ndodhi në Europë në vitin 2011, për shkak të vullkanit islandez, dhe në Meksikë rrezikon të paralizojë trafikun ajror. Me qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e kryeqytetit që mbetet sërish i hapur sepse kompani të tjera ndërkombëtare kanë vazhduar me fluturimet e tyre.
Vullkani që ndodhet rreth 70 kilometra larg qytetit të Meksikos, ka qenë shumë aktiv muajt e fundit, sa ka detyruar autoritetet të hartojnë një plan për evakuimin e popullsisë.