Protestat e Partisë Socialiste në Fier

Veç protestave përpara Komisionit Qëndrore të Zgjedhjeve në kryeqytet, kjo iniciativë e ndërmarrë nga Partia Socialiste është përshkallëzuar edhe në qytete të ndryshme të vendit.
Qyteti i Fierit ka hapur fillimisht siparin e protestave në rang vendi, ku me qindra simpatizantë të Partisë Socialiste kanë marshuar nga qendra e qytetit duke bllokuar aksin kryesore të rrugës nacionale që lidh Fierin me me qytetin e Lushnjes. Mësohet se protesta ka startuar në oren 11.00 të ditës së enjte, ashtu sic ishte paralajmëruar nga kreu i Partisë Socialiste në Fier, Xhavit Bushi. Militantët, e simpatizantët e opozitës janë udhëhequr nga përfaqësues të Partisë Socialiste, si dhe deputetë të zonave përkatëse si Gramoz Ruçi dhe Bashkim Fino.
Mësohet se itenerari i mbështetësve të PS-së në qytetin e Fierit ka marshuar përgjatë qytetit duke filluar nga sheshi Fitorja, ndërsa kanë mbërritur më pas në Urën e Ngjalës ku kanë ku kanë bllokuar edhe rrugën duke djegur goma automjetesh. Më pas protestuesit kanë bllokuar rrugën nacionale edhe me masive dherash në zonan e Mbrostar në Fier në shenjë proteste.