Protestat e dhunshme ne Milano/ 5 vite burg dhe 20 mijë euro gjobë për protestuesit e dhunshëm

Qeveria italiane ka miratuar masa të reja sigurie pas protestave të dhunshme në Milano, ku gjatë fundjavës u plaçkitën dyqane, u dëmtuan prona dhe u plagosën më shumë se 100 efektivë policie. Paketa e re parashikon dërgimin e 500 ushtarëve shtesë në qytet deri në fund të vitit dhe ndëshkime më të ashpra për personat e përfshirë në akte dhune.
Kryeministrja Giorgia Meloni i cilësoi shqetësuese pamjet e dhunës, veçanërisht përfshirjen e të rinjve në plaçkitje dhe shkatërrime. Ajo njoftoi gjithashtu shtimin e vendeve në qendrat e paraburgimit dhe të gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë për të miturit.
Sipas policisë së Milanos, rreth 2 mijë të rinj morën pjesë në trazirat e së shtunës në mbrëmje. Nga rreth 50 personat e arrestuar gjatë fundjavës, më shumë se 30 ishin të mitur. Dekreti duhet të miratohet nga parlamenti italian brenda 60 ditësh për t’u kthyer në ligj